TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2024, 17:42

Xhaka e ndjek deri në dhomat e zhveshjes, portieri kundërshtar provokoi tifozët e Bazelit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Xhaka e ndjek deri në dhomat e zhveshjes, portieri kundërshtar

Pas fërshëllimës së fundit të pjesës së parë në duelin me Bazelit dhe Lozanos, mesfushori kosovar Taulant Xhaka e ka ndjekur me shpejtësi portierin kundërshtar Jeremy Vachoux, i cili gjatë hyrjes për në tunelin e stadiumit St. Jakob-Park, provokoi tifozët e Bazelit, duke duartrokitur veprimin që nuk i pëlqeu Xhakës, i cili ishte i pari që me shpejtësi nga mesi i fushës shkoi në drejtim të portierit francez.

Pas Xhakës në tunel u futën edhe lojtarët e të dyja ekipeve. Tifozët e Bazelit më pas thirrën në kor emrin e Taulant Xhakës.

Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë. Ai u zëvendësua në minutën e 58, teksa ekipi i tij triumfoi me rezultatin 2-0, goli i parë u shënua nga sulmuesi me origjinë shqiptare, Albian Ajeti. 

 

taulant xhaka mesfushori koosvar

Lini një Përgjigje