TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2024, 17:09

Vizitë e papritur para supersfidës me Al-Hilal, Kristiano Ronaldo i nënshtrohet testeve anti-doping

Shkruar nga Pamfleti

Vizitë e papritur para supersfidës me Al-Hilal, Kristiano Ronaldo i

Kristiano Ronaldo iu nënshtrua një testi të papritur antidoping, së bashku me disa nga shokët e tij të Al Nassr.

Stafi i komisionit përkatës saudit kreu një vizitë “blitz” të martën në mbrëmje në qendrën stërvitore të ekipit, në të cilin luan kampioni 39-vjeçar nga Madeira.

Ronaldo ishte në mesin e lojtarëve, nga të cilët u morën monstra për analiza antidoping.

Kjo vizitë jo vetëm që e befasoi klubin e Ronaldos, thonë mediat saudite, por ndezi edhe zemërimin e tyre, duke pasur parasysh momentin e veçantë në të cilin ndodhi.

Në fakt, kanë mbetur vetëm pak ditë nga ndeshja e shumëpritur ku Al Nassr do të përballet me liderët e ligës, Al Hilal, të cilët rrëmbyen titullin duke dominuar nga fillimi në fund të kampionatit.

kristiano ronaldo al nassr

Lini një Përgjigje