TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Maj 2024, 22:13

Propozim për martesë dhe fitim i Kupës së Shqipërisë, dy gëzime në një ditë për portierin e Egnatias; rrëfimi special i Alen Sherrit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Propozim për martesë dhe fitim i Kupës së

Alen Sherri ka festuar dyfish sot pas finales së Kupës së Shqipërisë. Portieri i Egnatias, pasi festoi me skuadrën me trofeun që fitoi, mori me vete në fushë dhe të fejuarën Razena.

Ndërsa ekipi po bënte foto kujtimi, ai u gjunjëzua mes lojtarëve dhe i propozoi të fejuarës për martesë, mes brohoritjeve të të gjithë shokëve të skuadrës duke marrë sigurisht një “PO” si përgjigje.


Në prononcimin e dhënë pas këtij momenti special portieri shkodran për mikrofonin e “MCN” u shpreh: 

E kisha planifikuar para nja 2 ditësh. Për koeçidencë, dje më çoi një unazë. Sot më tha pse "PO" rrimë kështu ne, sikur do më propozosh. Kam 2 vite e gjysmë me të fejuarën. Kishte ardhur momenti për ta bërë zyrtare. Kisha emocione shumë gjatë lojës për të dyja gjërat. Ndoshta ndikoi edhe në lojë. Ishte një ditë emocionuese për mua.

Objektivi tjetër është titulli kampion dhe do të luftojmë. Shpresoj ta arrijmë edhe këtë dhe më pas do të ishte perfekt.

Në qoftë se fitojmë titullin kampion do të kemi dasmë. Kisha fat sot. Dylis e dinte, më shpëtoi në atë moment, në fushë i thashë ta kam borxh"

Një prononcim të shkurtër në lidhje me këtë moment special e dha dhe partnerja e Sherrit e cila deklaroi: “Ishte surprizë nuk e prisja. Në fillim po e thoja me shaka, pse po më lë në mes, mos na bën ndonjë propozim”.

 

alen sherri portieri i egnatias

Lini një Përgjigje