
Edon Zhegrova ishte një nga më të mirët në këtë sezon në Ligue 1, ku konkurroi bashkë me Kilian Mbape Osman Dembele dhe Pier Emerik Obamejang për çmimin “Lojtari më i mirë i vitit”. Menjëherë pas daljes së rezultateve, ku Mbape u shpall fitues, Zhegrova ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Mjaft i lumtur që jam nominuar për futbollistin më të mirë në Francë. I falënderoj të gjithë për mbështetjen që ma kanë bërë gjatë tërë sezonit dhe e vlerësoj këtë. Le ta përfundojmë sezonin me fitore të dielën”, deklaroi Zhegrova.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje