TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Maj 2024, 17:00

Kosova 8 vite në FIFA, Agim Ademi: Falënderoj Infantinon për mbështetjen, do të ndërtojmë një ekip më të fortë në arenën ndërkombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Kosova 8 vite në FIFA, Agim Ademi: Falënderoj Infantinon për

Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi foli dje në kuadër të 8 vjetorit të anëtarësimit në FIFA.

Nuk mund të përshkruajmë rëndësinë e kësaj ngjarjeje pa përshëndetur punën dhe sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan në këtë rrugëtim. Duke filluar epoka e guximshme e mëvetësimit nën udhëheqjen e Agim Bytyqit, vazhduar me epokën e rezistencës dhe ekzistencës nën drejtimin e Rexhep Abdullahut e Sabri Hashanit, dhe me epokën e ndërkombëtarizimit nën udhëheqjen e legjendës Fadil Vokrri, çdo pjesëmarrës ka lënë gjurmët e tij dhe gëzon respekt.

Me këtë rast, dua të falënderoj gjeneratat e tëra të futbollistëve, e sidomos ata të periudhës së sakrificës, trajnerët, zyrtarët e federatës dhe klubeve, donatorët, si dhe të gjithë ata që kanë punuar parreshtur për të mbajtur gjallë futbollin dhe ëndrrën tonë të përbashkët. Pa vizionin, angazhimin, dashurinë e pasionin e secilit që ishte pjesë e futbollit prej dy dekadave e gjysmë izolimi, Kosova nuk do të kishte arritur këtë sukses.

Në këtë datë të veçantë, falënderoj edhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe simpatinë që ka për vendin tonë. Tani, tetë vjet pas anëtarësimit, Kosova, falë mbështetjes së UEFA-s e FIFA-s, është transformuar në një histori suksesi. Bashkërisht, kemi bërë përparime të mëdha në masivizimin dhe zhvillimin e futbollit si dhe kemi ndihmuar të rinjtë tanë të përfshihen në këtë sport. Federata e Futbollit të Kosovës është e përkushtuar për ta avancuar edhe më tej futbollin në vendin tonë. Me hartimin e strategjisë “Themelet e së ardhmes 2024-2028” dhe punën në përmirësimin e infrastrukturës bashkë me institucionet e vendit, jemi të vendosur të sigurojmë një të ardhme të ndritshme. Në emër të KE të FFK-së, uroj të gjithë komunitetin e futbollit dhe qytetarët e Kosovës për këtë ditë të shënuar dhe jam i bindur se duke punuar së bashku do të ndërtojmë një futboll cilësor dhe një Kosovë më të fortë në arenën ndërkombëtare. Me respekt, Agim Ademi, President i FFK-së

agim ademi presidenti i fedratës kosovare të futbollit

Lini një Përgjigje