TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Maj 2024, 15:45

13 ndeshje pa pësuar gol, gardiani kuqezi renditet në “TOP 5” dhe shkëlqen para ‘EURO 2024’ (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

13 ndeshje pa pësuar gol, gardiani kuqezi renditet në “TOP

Elham Kastrati ka mbyllur një sezon mjaft të vështirë me Çitadelën në Serinë A. Skuadra italiane ia doli mes shumë vështirësive të mbijetojë në këtë kategori, teksa e mbylli sezonin në vendin e 14 me 46 pikë.

Por pavarësisht paraqitjeve jo shumë pozitive të skuadrës nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Kastratin. Gardiani kuqezi ka zhvilluar ndeshje të mira në këtë sezon, teksa ia ka dalë të ndihmojë skuadrën me pritjet e tij.

Janë plot 13 ndeshje ku Kastrati ka mbajtur portën e paprekur. 27-vjeçari ka mundur të kyçë katërkëndëshin në këto ndeshje, duke qenë vendimtar me pritjet e tij në qendrimin e Çitadelës në Serinë B.

Para tij kanë bërë më mirë vetëm dy portierë, të cilët nuk kanë pësuar gol në 13 ndeshje. Sigurisht këto janë paraqitje fantastike të Kastratit para grumbullimit me kombetaren shqiptare në “EURO 2024” dhe padiksutim diçka e tillë gëzon Silvinjon.

13 ndeshje pa pësuar gol, gardiani kuqezi renditet në “TOP

elham kastrati portieri kuqezi çitadela

Lini një Përgjigje