
Sulmuesi Kylian Mbappe është ‘kurorëzuar’ lojtari i vitit në Francë në çemëronim e çmimevetë UNFP (Sindikata e Lojtarëve Francez), të zhvilluar mbrëmë në Paris.
Mbappe mori çmimin si lojtari më i mirë në Ligue 1, në galën e Trofeve të UNFP për të pestën herë radhazi pas një sezoni në të cilin ai ka shënuar 44 gola në të gjitha garat për PSG-në .
Kapiteni i Francës javën e kaluar konfirmoi se do të largohet nga PSG në fund të sezonit dhe priet q[ destinacioni i tij i radhës të jetë Real Madrid.
“Është një faqe që po kthehet, një kapitull i jetës sime që do të mbyllet. Ligue 1 do të ketë gjithmonë një vend të rëndësishëm në jetën time. Është e vetmja ligë që kam njohur në karrierën time deri më tani. Gjithmonë jam përpjekur të jem një përfaqësues i nderuar i kësaj lige. Do të më mungojë me siguri. Është një pjesë e jetës sime që po i vjen fundi. Ajo që vjen më pas është shumë emocionuese, por kjo është diçka tjetër", tha Mbappa pas marrjes së çmimit.
Mbappe luajti ndeshjen e tij të fundit në shtëpi për PSG-në të dielën dhe shënoi një gol në atë humbje shokuese 3-1 kundër Toulouse.
Ky gol e çoi atë në 27 për sezonin në Ligue 1, tetë gola më shumë se gjuajtësi tjetër më i mirë, sulmuesi kanadez i Lille, Jonathan David.
Sezoni nuk ka përfunduar ende, me PSG-në e Mbappes që ka dy ndeshje të tjera në Ligue 1 për të luajtur këtë javë përpara finales së Kupës së Francës kundër Lyon më 25 maj.
Lini një Përgjigje