TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2024, 17:47

Zgjidhen gjyqtarët e finaleve të UEFA-s, Champions League arbitrohet nga bashkëkombësi i Çeferin!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjidhen gjyqtarët e finaleve të UEFA-s, Champions League arbitrohet

UEFA ka zgjedhur ata që do të jenë gjyqtarët e ndeshjeve finale të kompeticioneve ndërkombëtare për klube në këtë edicion dhe ka çuditur jo pak me emrin e caktuar për të drejtuar finalen e Ligës së Kampioneve. Ndonëse në listë ishin shumë emra të mëdhenj, institucioni i futbollit ka përzgjedhur sllovenin Slavko Vinçiç për të drejtuar ndeshjen mes Real Madrid dhe Borusia Dortmund në “Uembli”.

Gjyqtari 44 vjeçar slloven, duket se në vitet e fundit të karrierës ka marrë këtë vlerësim, ndonëse nuk shquhet si një prej atyre të cilëve u caktojnë ndeshje shumë të vështira. Në këtë edicion të Ligës së Kampioneve ka drejtuar Lacio-Atletiko Madrid 1-1, PSG-Milan 3-0, Napoli-Braga 2-0, Bajern-Lacio 3-0 dhe Borusia Dortmund-Atletiko Madrid 4-2.

Vinçiç është bërë protagonist i një historie shumë të veçantë në vitin 2020, kur në mes të pandemisë, ai u arrestua nga policia në një fermë në Suhjo Polje në Bosnjë Hercegovinë. Policia ndaloi të gjithë personat e pranishëm në ato momente në restorant dhe më vonë u mësua se kjo kishte qenë pjesë e një hetimi për trafik droge dhe prostitucioni. Vinçiç nuk kishte të bënte me atë çështje, thjesht bashkë me miqtë e tij kishte qenë në vendin e gabuar në momentin e gabuar dhe u la i lirë që atë natë nga policia boshnjake.

Gjyqtarët e finaleve

LIGA E KAMPIONEVE

REAL MADRID-BORUSIA DORTMUND

Gjyqtar: Slavko Vinçiç (Slloveni)

Asistentë: Tomazh Klançnik, Andrazh Kovaçiç (Slloveni)

I katërt: Fransua Leteksie (Francë)

Anësor rezervë: Siril Munje (Francë)

VAR: Nejc Kajtazoviç (Slloveni)

Asistent VAR: Rade Obrenoviç (Slloveni)

Mbështetje VAR: Masimiliano Irrati (Itali)

LIGA E EUROPËS

BAJER LEVERKUSEN-ATAL:ANTA

Gjyqtar: Istvan Kovaç (Rumani)

Asistentë: Vasile Florin Marinesku, Mihai Ovidiu Artene (Rumani)

I katërt: Ivan Kruzliak (Sllovaki)

Anësor rezervë: Branislav Hançko (Sllovaki)

VAR: Pol van Boekel (Holandë)

Asistent VAR: Katalin Popa (Rumani)

Mbështetje VAR: Rob Dieperink (Holandë)

LIGA E KONFERENCËS

OLIMPIAKOS-FIORENTINA

Gjyqtar: Artur Soares Dias (Portugali)

Asistentë: Paulo Soares, Pedro Ribeiro (Rumani)

I katërt: Glen Nyberg (Suedi)

Anësor rezervë: Mahbod Beizhi (Suedi)

VAR: Tiago Martins (Portugali)

Asistent VAR Kristian Dingert (Gjermani)

Mbështetje VAR: Marko Fritz (Gjermani)

uefa

Lini një Përgjigje