TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2024, 22:26

Mbape te Reali në qershor, zbulohen detajet e pagës së majme që pritet të marrë sulmuesi francezi

Shkruar nga Pamfleti

Mbape te Reali në qershor, zbulohen detajet e pagës së majme

Kilian Mbape duket se do t’i bashkohet Realit të Madridit si lojtar i lirë këtë verë, pasi sulmuesi publikisht konfirmoi ditë më parë se do të largohet nga PSG-ja pas skadimit të kontratës në fund të sezonit.  

Tani, Mbape duket se është bërë gati që të kompletojë më në fund transferimin e tij të ëndrrave në ‘Santiago Bernabeu’.  

Gazeta spanjolle AS ka mësuar se plani i ‘Los Blancos’ është që t’i ofrojnë Mbape një pagë vjetore prej 25 milionë eurosh, që është dy herë më e lartë se lojtarët me pagat më të larta në ekip momentalisht.  

Sipas burimeve nga klubi spanjoll, David Alaba (10.8 milionë euro) dhe Toni Kros (10.7 milionë euro) janë lojtarët me pagat më të larta në ekip, ndërsa pas tyre vjen Xhud Bellingham, i cili paguhet përafërsisht njësoj me dy të lartpërmendurit. 
 

kilian mbape sulmuesi francez real madrid

Lini një Përgjigje