
Bajerni i Mynihut ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Volfsburgut në kuadër të javës së 33 në elitën e futbollit gjerman.
Pjesa e parë i takoi në tërësi bavarezëve të cilët e dominuan atë gjatë tërë kohës ku dhe arritën që të shënonin dy gola. Golin e epërsisë Bajenit ia dha i riu Lovro Zvoranek, i cili në minutën e katërt shënoi për rezultatin 1-0 pas asistimit nga Alfonso Devis.
Në minutën e 13, Bajerni dyfishoi rezultatin, kësaj radhe përmes Leon Goretzkas, i cili shënoi një gol të bukur për 2-0 pas asistimit nga Tomas Myler.
Në pjesën e dytë ra ritmi i lojës dhe Tuhel pati luksin për të bërë disa ndryshime në formacion duke marrë parasysh epërsinë e krijuar dhe faktin që kampionati tashmë ka përfunduar sa i përket kampionit. Pikerisht trajneri nuk pati ndonjë lamtumirë sot dhe do të pritet java e fundit…
Vendin e Nojerit në pjesën e dytë e zuri Daniel Peretz, ndërsa disa minuta tekniku gjerman ia garantoi edhe të riut Mateo Perez Vinlof. Me këtë fitore Bajerni shkon në kuotën e 72 pikëve, ndërsa javën e ardhshme do ta luajë ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Hofenheimit në transfertë.
Lini një Përgjigje