TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2024, 19:15

Mundja shqptare me 3 sportistë në Olimpiadën e Parisit, kualifikohet me normë edhe Chermen Valiev

Shkruar nga Pamfleti

Mundja shqptare me 3 sportistë në Olimpiadën e Parisit,

Pas Zelimkhan Abakarovit, të kualifikuar si finalist i Botërorit dhe Islam Dudaevit, i cili e siguroi dje biletën për në “Paris 2024”, mundja shqiptare ka marrë një tjetër kualifikim me normë për në Olimpiadë. 
 
Chermen Valiev, afrimi më i fundit nga Rusia, i natyralizuar me pasaportë shqiptare, ka shkëlqyer në debutimin e tij nën flamurin kuqezi. Valiev ia ka dalë të arrijë normën kualifikuese në turneun botëror që po mbahet në Stamboll. Me tri fitore dhe një humbje të shtunën, 25-vjeçari u rikthe sot në tapet për ndeshjet e radhës, teksa siguroi edhe dy triumfe të tjera, duke u bërë zyrtarisht pjesë e Lojërave Olimpike që do të mbahen këtë verë në Paris. 
 
Një rezultat historik për mundjen shqiptare që arrin 3 norma olimpike, ndërsa gjithçka vjen pas strategjisë së presidentit të FSHM-së, Sahit Prizreni për të afruar në Kombëtare mundës nga Rusia. 
 

chermen valiev mundësi shqiptar

Lini një Përgjigje