
Sokol Cikalleshi ka tundur rrjetën në ndeshjen e Koniasport përballë Samsunspor të Arbnor Mujës, i cili e nisi ndeshjen nga stoli.
Veterani i Kombëtares ishte autor i golit të tretë dhe ai që vulosi 3 pikët për Konian që hedh një hap të rëndësishëm për mbijetesën.
Për bomberin kuqezi ky është goli i 13 këtë sezon, ndërsa ka dhuruar edhe 6 asiste. Formë mjaft e mirë para Europianit aty ku do të ketë një peshë të rëndësishme brenda grupit.
S. Cikalleshi buteur ⚽️
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) May 12, 2024
pic.twitter.com/VwvRktMl45
Lini një Përgjigje