
Atalanta e Berat Gjimshiti regjistroi fitoren e katërt radhazi në Serinë A, teksa mposhti Romën me rezultatin 2-1 në duelin e vlefshëm për javën e 36. Bergamaskët duken në superformë para finales së madhe të Ligës së Europës. Teksa ky triumf duket se do të mbajë lartë moralin te skuadra e Gjimshitit.
Ritmi ishte mjaft i lartë në pjesën e parë, me bergamaskët që zhbllokuan takimin me Charles De Ketelaere, në minutën e 18.
Në minutën e 20, mesfushori belg dyfishoi shifrat. Ekipi i De Rosit nuk pati fuqi për t’u rifutur në lojë në fraksionin e parë, me Gjimshitin me shokë që ishin mjaft mirë të vendosur në prapavijë. Në pjesën e dytë, goli i Pelegrinit nuk ishte i mjaftueshëm për t’i ndryshuar udhë ndeshjes.
Me këtë fitore, Atalanta mban e vetme vendin e pestë, që të çon në Champions League.
Roma në anën tjetër pozicionohet e gjashta, kur kanë mbetur 2 javë nga fundi. Kujtojmë se Atalanta ka dhe 1 ndeshje të prapambetur për të luajtur.
Kështu misioni Champions League bëhet thuajse i pamundur për djemtë e drejtuar nga De Rosi. Gjithçka u humb vetëm në javën e fundit, ndërsa mungesa në Champions do ishte dështim i madh për klubin.
Lini një Përgjigje