
Mesfushori i Njukasëllit, Sandro Tonali ka dhënë përsëri mendimin e tij për çështjen e basteve.
“Ndoshta mes jush është dikush që vë baste dhe nuk e thotë, sepse ne shpesh mbyllemi në vetvete. Megjithatë, kur luan baste dhe ke një rrogë të lartë, të merresh me bixhozin është një rrezik i fshehur. Nëse nuk e frenon veten, të tjerët do t’ju ndalojnë. Po i hytë kësaj rruge mund të kompromentoni miqësitë, marrëdhëniet dhe punën. Fshehja pas barrierave të një problemi nuk është kurrë zgjidhje”.
“Kam qenë kohët e fundit në një fabrikë, jam munduar të reflektoj për ata që punojnë 10 orë në ditë vetëm për të sjellë një rrogë në shtëpi. Kam kuptuar shumë gjëra të çmuara, njërën mbi të gjitha: nëse një punëtor do të humbiste, e gjithë familja e tij do të paguante pasojat. Unë e konsideroj veten me fat, por nuk kam humbur asgjë”.
Kishte hapësirë për të folur edhe mbi dallimet mes Italisë dhe Anglisë:
“Në Angli futbolli është më i lodhshëm, por ka më pak presion. Fito ose humb, në mbrëmje mund ta jetosh jetën tënde. Në Itali, nëse gjërat shkojnë keq, shpesh nuk mund të dilni nga shtëpia. Duhet të rritemi të gjithë së bashku për të mirën e futbollit dhe shoqërisë sonë” – tha Tonali në një takim me nxënësit e gjimnazit ‘Salvemini’.
Lini një Përgjigje