TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Maj 2024, 17:50

U largua nga PSG për t’u shndërruar në “Galaktik”, zbulohet data kur do të zyrtarizohet Mbape te Reali i Madridit

Shkruar nga Pamfleti

U largua nga PSG për t’u shndërruar në

Sulmuesi francez, Kilian Mbape së zyrtarizoi largimin nga kampionët e Francës, PSG në fund të këtij sezoni, për t’u transferuar te Reali i Madridit.

Media franceze “RMC Sport” shkruan se transferimi i yllit francez nuk do të bëhet publik para finales së Ligës së Kampionëve, Real Madrid-Borusia Dortmund, e cila do të luhet më 1 Qershor në “Wembley”.

Transferimi i tij te “Galaktikët e Europës” do të bëhet në 3 qershor.

Sa i përket prezantimit të tij, duhet të pritet muaji gusht, kur edhe do të jenë prezentë plot 80 mijë persona në stadium, pastaj sponsorët, por edhe Zinedin Zidan në një “Santiago Bernabeu” të rindërtuar.

President i La Ligas, Havier Tebas, ka dhënë sot një intervistë për të përditshmen argjentinase “Olé”, në të cilën ka bërë “zyrtarizimin” edhe Mbape.

Mbape do të vijë në Madrid nga sezoni i ardhshëm. Është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë, por janë edhe Vinisius e Belingam. Reali do ta ketë një skuadër të madhe. Është e qartë se kjo nuk jep garanci për ta fituar kampionatin”, deklaroi Tebas.

kilian mbape sulmuesi francez real madrid

Lini një Përgjigje