
Pas katër vitesh drejtësia mund të vendoset për Robert Levandovskin, me sulmuesin polak që mund të marrë “Topin e Artë” që iu “mohua” në vitin 2020 për shkak të pandemisë së “Covid-19”.
“The Mirror” raporton se “France Football” mund të bëjë një hapa prapa, duke planifikuar prej dy muajsh tashmë që t’i japë polakut trofeun që i përket.
Në atë sezon, Levandovski kishte fituar tripletën me Bajernin e Mynihut, duke marrë në shtëpi trofeun e Bundesligës, Kupës së Gjermanisë dhe më kryesorin Champions League.
Ndërsa në nivel personal, në atë sezon polaku shënoi 55 gola në 47 ndeshje të luajtura, për atë që ishte viti më i mirë i jetës së tij futbollistike.
Statistika që e bënë atë të ishte lojtari më i mirë në botë në atë kohë, por “Topi i Artë” nuk iu dha kurrë.
Tani, pas katër vitesh, drejtësia mund të vendoset dhe për Levën do të ishte qershia mbi tortë e një karriere vërtetë të jashtëzakonshme.
Lini një Përgjigje