
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi dhuroi spektakël në barazimin që skuadra e tij Bani Yas mori ndaj Al Bataeh me ndeshjen e përfunduar me shifrat përfundimtare 3-3, takim i vlefshëm për javën e 23 të kampionatit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në minutën e 57, teksa ekipi i tij po humbiste me shifrat 0-2, Seferi shndërroi në gol një top të ardhur nga goditja e këndit, duke e gjuajtur me kokë dhe realizuar golin e par të ndeshjes për të tijtë.
Seferi nuk u ndal me kaq, teksa dha edhe një asist në golin e barazimit të përkohshëm 2-2.
Edhe pse sulmuesi bëri maksimumin e tij, përsëri skuadra e Bani Yas nuk mundi të hipotekonte 3 pikët dhe marrë vetëm një barazim.
Ky ishte goli i 10 i Taulant Seferit në kampionat, duke hyrë në garë për golashënuesin më të mirë, edhe pse sulmuesi që kryeson renditjen, Khiribin gjendet në kuotën e 16 golave, 6 më shumë se legjionari ynë.
taulant seferi, goal, albania pic.twitter.com/OQiEISxnir
— News video (@Newsvideo13) May 14, 2024
Lini një Përgjigje