TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2024, 20:42

Kampionati anglez mendon të heqë sistemin VAR, Premier Liga bën hapa prapa?

Shkruar nga Pamfleti

Kampionati anglez mendon të heqë sistemin VAR, Premier Liga bën

Pak më shumë se dy javë dhe Anglia mund të marrë një vendim historik në botën e futbollit. Më 6 qershor, klubet e Premier Ligës do të mblidhen për të votuar nëse do të ruajnë VAR-in apo do ta heqin atë për sezonin e ardhshëm. “BBC” bëri njoftimin dhe më pas renditi arsyet që mund ta çojnë ligën më të mirë angleze drejt një hapi të vërtetë prapa nga pikëpamja e përdorimit të teknologjisë.

Drejtues i kryqëzatës “anti-VAR” është Uolverhempton i cili ka paraqitur një ankesë në Ligë për të sjellë një votim për këtë çështje. Klubi pranon se teknologjia u prezantua “me mirëbesim”, por ka çuar në “pasoja të shumta negative të paqëllimshme që po dëmtojnë marrëdhëniet midis tifozëve dhe futbollit”.

Përgjigja e Premier Ligës

Nga ana tjetër, Premier Liga ka bërë të ditur se “njeh shqetësimet” në lidhje me VAR-in, por në të njëjtën kohë “mbështet plotësisht” teknologjinë dhe vazhdon të punojë me gjyqtarët për të bërë përmirësime dhe reduktimin e gabimeve.

sistemi var premier liga

Lini një Përgjigje