
Simone Inzagi fitoi titullin kampion për herë të parë në karrierën e tij si trajner. Tekniku italian ia doli që të ‘qëndiste’ yllin e dytë në fanelën e Interit. Madje, pasi u shpall kampion me zikaltërit, Inzagi falenderoi në veçanti Igli Taren, me të cilin ka punuar te Lacio.
Ish-drejtori sportivi i lacialëve ka folur së fundmi pikërisht për falenderimin që i ka bërë Inzagi. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare shprehet shumë i lumtur, duke theksuar që ai do të fitojë edhe disa tituj kampionë të tjerë.
“Është një krenari edhe për ne, sepse rrugëtimi i tij është gjithashtu rezultat i asaj çfarë ai mësoi te Lacio, në qytetin e Romës. Jemi të gjithë shumë të lumtur për titullin e tij kampion që fitoi me Interin. Mendoj se është i pari nga shumë të tjerë që do të pasojnë”, është shprehur Igli Tare.
Lini një Përgjigje