TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2024, 17:03

Baner për Armando Brojën në rrugët e Londrës, nuk ka divorc mes Çelsit dhe “shqiponjës kuqezi” (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Baner për Armando Brojën në rrugët e Londrës, nuk ka

Armando Broja është një nga më të diskutuarit te Çelsi. E ardhmja e ‘yllit’ të Kombëtares shqiptare është ende në diskutim, me Borusian e Dortmundit dhe Ipsuiçin që dëshirojnë shërbimet e tij.

Pikërisht e ardhmja e “shqiponjës kuqezi” e mbetur në hije po merr dritë dhe duket sikur kanë 'rilindur' mendimet që Broja mund të qendrojë te “Blutë e Londrës”.

‘Pista’ e qendrimit vjen prej faktit që në rrugët e Londrës, skuadra e drejtuar nga Maurico Poçetino ka filluar të vendosë banera me fotot e Armando Brojës. Rrugët e kryeqytetit anglez janë mbushur me banera të tillë, duke ngritur edhe njëherë hipotezën e qendrimit.

Kujtojmë që 22-vjeçari është në huazim nga Çelsi te Fullhemi që nga janari i këtij viti. Për këtë huazim, ekipi londinez do të paguajë 4 milionë paund dhe Broja do të rikthehet te Çelsi për të diskutuar për të ardhmen.

Baner për Armando Brojën në rrugët e Londrës, nuk ka

armando broja sulmuesi shqiptar çelsi

Lini një Përgjigje