TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2024, 16:52

Murinjo “tradhton” Çelsin, Junajtid dhe Totenhemin? Skuadra e Premier Ligës që synon mbijetesën kërkon ‘Special One’

Shkruar nga Pamfleti

Murinjo “tradhton” Çelsin, Junajtid dhe Totenhemin? Skuadra e

Zhoze Murinjo, sërish në Premier Ligë pas eksperiencave me Çelsin, Mançetser Juanjtid dhe Totenhemin? E vështirë, por jo e pamundur. Sipas asaj që raporton “Marca”, “Special One” është ideja më e fundit e Ullverhempton për të zëvendësuar trajnerin aktual, Geri O’Nill.

“Ujqërit” ndodhen aktualisht në vendin e parafundit në renditjen e Premier Ligës dhe duan t’i besojnë një trajneri me përvojë të madhe për të tentuar rikthimin e jashtëzakonshëm drejt mbijetesës.

Gjithsesi, mundësitë që operacioni të përfundojë me sukses duken mjaft të ulëta, pasi Murinjo nuk ka shprehur ndonjëherë dëshirën për ta përfunduar eksperiencën e tij aktuale në drejtimin e Fenerbahçes, klubin turk me të cilin është i lidhur deri në qershor të vitit 2026.

zhoze murinjo trajneri portugez ullverhempton

Lini një Përgjigje