TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2024, 16:31

Gatuzo ndryshon “look” pas 22 vitesh, gjesti i ish-kampionit të Botës ka të bëjë me një kauzë të rëndësishme (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gatuzo ndryshon “look” pas 22 vitesh, gjesti i ish-kampionit të

Për herë të parë në më shumë se dy dekada, Xhenaro Gatuzo ka vendosur të heqë mjekrën.

Trajneri i Hajdukut të Splitit i befasoi të gjithë me një pamje krejtësisht të re, duke treguar fytyrën e pastër pas 22 vitesh. Megjithatë, zgjedhja nuk ishte e lidhur me arsye personale apo bukurie, por me një kauzë të rëndësishme bamirësie.

Gatuzo mori pjesë në iniciativën “Beard Auction”, një ngjarje e organizuar për të mbledhur fonde për luftën kundër kancerit. Ish-kampioni i Milanit dhe i kombëtares italiane hoqi mjekrën për të kontribuar në qëllimin për të mbledhur të paktën 10 mijë euro. Këto fonde do të shkojnë për të mbështetur shoqatat lokale të përfshira në parandalimin dhe trajtimin e kancerit.

Zvonimir Sarlija dhe Matej Sunara, vendosën t’i bashkohen kësaj kauze fisnike, duke rruajtur mjekrën për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për t’i dhënë më shumë shikueshmëri nismës.

 

xhenaro gatuzo ish-kampioni i botës me italinë dhe milanin

Lini një Përgjigje