TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2024, 23:00

Milani merr fitoren e 4 radhazi, Juvja zhyt Sitin në krizë, Barça dhuron spektakël në Gjermani; Arsenali shkatërron Monakon

Shkruar nga Pamfleti

Milani merr fitoren e 4 radhazi, Juvja zhyt Sitin në krizë,

Përfundojnë ndeshjet e raundit të 6 në Champions League. Milani triumfon përballë Crvena Zvezdës dhe merr fitoren e 4 radhazi. Ndeshja e luajtur në “San Siro”, përfundoi me rezultatin 2-1. Kuqezinjtë tundën rrjetën në minutën e 42. Sulmuesi portugez Leao shënoi me një gjuajtje të shkëlqyer në këndin e sipërm majtas, pasi u lirua brenda zonës nga një pasim i shkëlqyer nga Jusuf Fofana.

Në minutën e 67 ishin serbët që gjetën golin me Radonjiç. Kur mendohej se sfida do të mbyllej në paqe, skuadra e drejtuar nga Fonseka realizoi golin që i dha 3 pikët me Temi Abraham në minutën e 87.

Mançester Siti zhytet në krizë. Pas Premier Ligës, kampionët e Anglisë vazhdojnë të zhgënjejnë edhe në Champions League. “Qytetarët” janë mposhtur nga Juventusi me rezultatin e pastër 2-0 dhe rrezikojnë skualifikimin dramatik.

Bardhezinjtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 53. Fillimisht Ederson i mohoi supergolin me roveshatë Gatit, aksioni vijoi, teksa Vlahoviç goditi saktë me kokë.

Në minutën e 74, skuadra e Tiago Motës dyfishoi shifrat me Mekkein pas një realizimi spektakolar.

Borusia e Dortmundit dhe Barcelona kanë dhuruar spektakël, teksa ndeshja e luajtur në “Sigal Iduna Park” është mbyllur me fitoren e katalanasve me rezultatin 2-3. Rafinja kaloi miqtë në avantazh në minutën e 53, por 7 minuta më vonë, Dortmundi barazoi shifrat me Girasi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ferran Torres ktheu ekipin e Flik sërish në avantazh në minutën e 75. Avantazhi i spanjollëve nuk zgjati shumë, pasi 3 minuta më vonë, Girasi ktheu baraspeshën për Shtutgartin.

Në minutën e 85, ishte sërish Ferran Torres që realizoi dopietën e tij personale, por nga ana tjetër i dha 3 pikët Barçës.

Arsenali shkatërroi 3-0 Monakon me golat e Bukajo Saka në minutat 34 dhe 74 dhe golin e Kai Haverc në minutën e 88.

Shtutgarti triumfoi me “manita” 5-1 ndaj zviceranëve të Jang Bojs, ndërsa Benfika dhe bilonja bën paqe, teksa sfida e lujatur në Portugali u mbyll me rrjeta të paprekura.

milan barcelona borusia dortmund juventus mançester siti champions league

Lini një Përgjigje