TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2024, 20:23

Fenerbahçe nuk “ngre kokë” pas derbit ndaj Muçit, Bilbao gjunjëzon turqit; Murinjo tërbohet me gjyqtarin

Shkruar nga Pamfleti

Fenerbahçe nuk “ngre kokë” pas derbit ndaj Muçit,

Fenerbahçe është pikëlluar sot në shtëpi kundër rivalëve spanjoll të Atletik Bilbao. Turqit humbën brenda në Stamboll me rezultatin 0-2 dhe zhgënjyen tifozët e tyre.

Turqit e nisën me këmbën jo të duhur takimin në Ligës së Europës dhe e panë veten në disavantazh prej Injaki Uilliams. Ishte po ky lojtar, që pas golit të shpejtë në minutën e 5, realizoi dhe dopietën personale në minutën e 45 dhe dërgoi ‘djemtë’ e Murinjos në dhomat me ndjenjën e hidhërimit.

Në pjesën e dytë, skuadra e Murinjos u përpoq të ndërtonte diçka, por me daljen me kartonin e kuq të Muldur, lojtarit të Kombëtares turke gjithçka u bë shumë e vështirë për klubin e teknikut portugez, për të mos thënë e pamundur.

Vendim që tërboi Zhoze Murinjon. Në stadium ishte edhe Ceferin, presidenti i UEFA-s, përkrah presidentit të Fenerbahçes, që vendosi duart në kokë.

Pas humbjes në derbi kundër Beshiktashit të Muçit, skuadra verdheblu e sheh veten përsëri të humbasë në po të njëjtin qytet (Stamboll) brenda 4 ditëve.

fenerbahçe atletik bilbao liga e europës

Lini një Përgjigje