TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2024, 16:39

Gallatasarajit nuk i del inati me Rei Manajn, turqit mbeten pa sulmues për ndeshjen e Ligës së Europës

Shkruar nga Pamfleti

Gallatasarajit nuk i del inati me Rei Manajn, turqit mbeten pa sulmues për

Gallatasaraji nesër do të jetë mysafir në Malmo në raundin e 6 të Ligës së Europës. Turqit kanë shumë mungesa në ekip, ku ndër to është edhe lojtari i dëmtuar prej Rei Manajt.

Skuadra nga Stambolli zhvilloi sot seancën stërviore në kuadër të sfidës së Ligës së Europës. Në trajnim nuk ishte i pranishëm Barish Alper Jilmaz, i cili mori një lëndim prej lojtarit të Kombëtares. Manaj dëmtoi futbollistin turk në takimin e fundjavës në ligën turke.

Jilmaz ka marrë një shtrirje në ligamentet e brendshme kolaterale në gju dhe gjendja duket e keqe. Sulmuesi i Kombëtares i ka hequr kështu ‘luanëve’ të Stambollit një pjesë të rëndësishme të organikës që do t’ju mungojë shumë në transfertën suedeze.

rei manaj sulmuesi shqiptar gallatasaraj

Lini një Përgjigje