TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2024, 21:40

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Trajneri i mirënjohur i bashkohet Vetëvendosjes, Albin Kurti: Skuadra është forcuar

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Trajneri i mirënjohur i

Bylbyl Sokoli, trajneri i mirënjohur është bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe do të jetë pjesë e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Kryeministri, Albin Kurti ka mirëpritur Sokolin, teksa në një postim në rrjetet sociale, shprehet i lumtur dhe thekson faktin se skuadra është forcuar.

Postimi i Albin Kurtit:

Mirësevjen, profesor!

Profesori universitar, trajneri i futbollit me licencë nga UEFA, ish futbollisti i njohur Bylbyl Sokoli u bë pjesë e listës së fitores të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Profesor Bylbyl Sokoli ka një kontribut tejet të çmueshëm në zhvillimin e sportit. Përvoja dhe dija profesionale është vlerë e shtuar për qeverisjen tonë të ardhshme që edhe më tej do ta ketë sportin prioritet shtetëror.

Nga sot jemi edhe më të fortë në betejën tonë të 9 shkurtit.

albin kurti kryeministri i kosovës bylbl sokoli

Lini një Përgjigje