TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Dhjetor 2024, 15:22

Nga Serbia e Greqia te Kosova, Shqipëria njeh nesër kundërshtarët për kualifikueset e Kupës së Botës 2026

Shkruar nga Pamfleti

Nga Serbia e Greqia te Kosova, Shqipëria njeh nesër

Nga Zvicra, të premten më 12 dhjetor, në orën 12:00, merr formë rrugëtimi i Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit. Sytë e miliona shqiptarëve kudo në botë do të jetë nga Zyrihu, aty ku kuqezinjtë do të njohin rivalët e tyre në kualifikueset e Botërorit 2026. Trajneri Silvinjo, lojtarët, tifozët, të gjithë “kryqëzojnë gishtat” që këtë herë shorti të jetë i mëshirshëm, ndryshe nga “EURO 2024”, ku fati i Shqipërisë u shkrua që në short. Këtë herë rrugëtimi është edhe më i vështirë, pasi në Botëror kualifikohen automatikisht vetëm vendi i parë, ndërsa vendi i dytë në grup shkon në “play-off”.

Shqipëria bën pjesë në vazon e tretë së bashku me Skocinë, Slloveninë, Irlandën, Maqedoninë e Veriut, Gjeorgjinë, Finlandën, Islandën, Irlandën e Veriut, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi dhe Izraelin. Me asnjë nga këto ekipe nuk mund të shortohet.

Nga vazo e parë rivalët janë të frikshëm, ekipet e mëdha Evropiane dhe pretendentët kryesorë për të triumfuar në Botëror, nëse do të ishim me fat mund të “peshkonim” përfaqësuese si Zvicra apo Austria, ekipet më pak të kuotuara nga kjo vazo.

Në vazon e dytë ndodhen ekipe që Shqipëria i njeh mirë, rivalë si Ukraina apo Çekia, por Liga e Kombeve vërtetoi se sërish janë më lart, jo më kot ndodhen në vazon e dytë. Interesi është i madh për këtë vazo, pasi ka dhe përfaqësuese si Serbia apo Greqia.

Në vazon e katërt dhe të pestë janë ekipe të lehta në letër, por kujdes nga vazo e katërt mund të “peshkojmë” edhe Kosovën.

Nëse Shqipëria do të shortohet në një grup me katër ekipe atëherë ndeshjet kualifikuese do t’i nis në muajin mars, nëse do të shortohet në grup me 5 ekipe do t’i nisë kualifikueset në shtator.

Nga Serbia e Greqia te Kosova, Shqipëria njeh nesër

shqipëria kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje