TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2023, 21:11

Minutat e pakta me ekipin ku u transferua me bujë në janar, mesfushori kuqezi përfundon tek ekipi i 21-vjeçarëve

Shkruar nga Pamfleti

Minutat e pakta me ekipin ku u transferua me bujë në janar, mesfushori

Anis Mehmeti u transferua me bujë në janar nga Uaikombe, ku po shkëlqente, te Brisol Siti në Kategorinë e Dytë Angleze. Teksa pritej që mesfushori të zinte një vend titullari tek ekipi i ri, nisja e këtij sezoni nuk ka folur për të.

Në tetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani, tri prej tyre ka qendruar në stol, ndërkohë në pesë të tjerat, Mehmeti është aktivizuar vetëm 92 minuta.

Një minutazh tepër i reduktuar për mesfushorin anësor, teksa dje shqiptari zbriti në fushë për ekipin U-21 të Bristol Sitit, në fitoren 2-0 ndaj Ipsuiçit, për të marrë edhe ngarkesën e duhur. Kujtojmë që në muajin shtator, Mehmeti u la jashtë nga Silvinjo dhe në vendin e tij u thirr Arbnor Muja.

 

anis mehmeti mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje