TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2023, 19:57

UEFA flet përsëri shqip, rikujton golin e Armando Brojës përballë Hungarisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

UEFA flet përsëri shqip, rikujton golin e Armando Brojës

Armando Broja u rikthye në fushë pas plot 287 ditësh mungesë, për shkak të një dëmtimi të pësuar në dhjetor në një miqësore ndaj Aston Vilës.

Në ndeshjen e së dielës ndaj këtyre të fundit, 22-vjeçari shqiptar luajti rreth 22 minuta, duke treguar se tashmë dëmtimi është një kujtim i hidhur.

Ndonëse ishte vetëm ndeshja e parë që pas dëmtimit, Broja pritet të aktivizohet shumë shpejt titullar, që në derbin ndaj Fulhamit i planifikuar për t’u luajtur të hënën e 2 tetorit.

Broja pritet të jetë një vlerë e shtuar edhe e Kombëtares shqiptare, e cila i ka të gjitha mundësitë për të qenë pjesëmarrëse e Kampionatit Europian që do të mbahet verën e ardhshme në Gjermani.

Në rast kualifikimi, sytë e Europës do të ishin edhe te Broja me faqen  zyrtare të UEFA-s që së fundmi ka rikujtuar golin e Armando Brojës përballë Hungarisë i shënuar në kualifikueset për Kupën e Botës “Katar 2022”.

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare uefa

Lini një Përgjigje