TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2023, 17:24

Alarm për bombë në stadiumin e PSG para ndeshjes me Marsejën, telefonata që “ngriti në këmbë” Parisin

Shkruar nga Pamfleti

Alarm për bombë në stadiumin e PSG para ndeshjes me

Mbrëmjen e së dielës, PSG-ja triumfoi në fundjavë ndaj rivalëve të Olimpikut të Marsejës, me rezultatin e pastër 4-0 që i lejoi tifozët parizienë të përjetonin një natë feste, e cila rrezikoi të kthehej në një ferr të vërtetë. Ky takim mund të ishte prishur nga një ngjarje e tmerrshme.

Ishte ora 20:00, kur dikush i telefonoi policisë së Parisit duke kërcënuar se do të vendoste një bombë në “Parc des Princes”.

Gjatë ndeshjes mes dy skuadrave, në lagjen 15 të Parisit, pranë stacionit të metrosë Balard, u identifikua dhe u arrestua personi në fjalë, i shpallur në kërkim prej disa kohësh, i cili gjithashtu dyshohet se sulmoi pa arsye dikë në një lokal në Rue Molitor.

Ai do të  dërgohet në spitalin psikiatrik, pasi u mor disa orë në pyetje, ndërsa lajmi u bë publik nga BFM Paris Île-de-France.

 

psg stadiumi "parc de princes"

Lini një Përgjigje