TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2023, 16:09

U zgjodh zv-president i UEFA-s, reagon Duka: Kemi shumë punë përpara, na presin sfida të rëndësishme

Shkruar nga Pamfleti

U zgjodh zv-president i UEFA-s, reagon Duka: Kemi shumë punë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është zgjedhur sot edhe si zëvendëspresident i UEFA-s, një detyrë që do ta mbajë për katër vitet e ardhshme. Numri 1 i futbollit shqiptar ishte përzgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s pak muaj më parë e tashmë do të mbulojë këtë detyrë të re deri në vitin 2027.

Me në të një statusi në rrjetet sociale, presidenti i FSHF-së është shprehur se komuniteti i futbollit shqiptar sot ka një vend në drejtimin e futbollit europian dhe sëbashku do të japim kontributin tonë për mbarëvajtjen dhe strategjitë zhvillimore të futbollit në të gjithë Europën.

Ndër të tjera, Duka shtoi: Ky Kampionat Europian është padiskutim organizimi më i madh në historinë e futbollit tonë dhe duhet të jemi shumë krenar që pas organizimit të suksesshëm të shumë aktiviteteve europiane tani na u besua një kompeticion kaq prestigjioz

Statusi i Armand Dukës në Facebook:

Të dashur miq,

Dua të ndaj me ju lajmin se nga sot më është besuar detyra e Zëvëndës Presidentit të UEFA-s. Ndihem shumë i nderuar nga ky besim që më ka dhënë komiteti i futbollit europian. Ky është padiskutim një privilegj i madh për mua por në të njëjtën kohë është dhe një vlerësim i madh që i bëhet futbollit shqiptar e punës së madhe që është bërë në këto vite.

Komuniteti i futbollit shqiptar sot ka një vend në drejtimin e futbollit europian dhe sëbashku do të japim kontributin tonë për mbarëvajtjen dhe strategjitë zhvillimore të futbollit në të gjithë Europën.

26 shtatori 2023 do të mbetet një datë historike për futbollin shqiptar dhe jo vetëm sepse familja e madhe e futbollit europian, UEFA, na besoi organizimin e Kampionatit Europian për 17 vjeçarët në vitin 2025-të. Ky Kampionat Europian është padiskutim organizimi më i madh në historinë e futbollit tonë dhe duhet të jemi shumë krenar që pas organizimit të suksesshëm të shumë aktiviteteve europiane tani na u besua një kompeticion kaq prestigjoz.

Përpara kemi shumë punë, na presin sfida të rëndësishme, por sëbashku me Qeverinë shqiptare, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Bashkitë e qyteteve që do të mirëpresin këtë kompeticion, do të arrijmë të bëjmë një organizim të shkëlqyer që do të nderojë Shqipërinë dhe futbollin tonë.

armand duka presidenti i fshf zv-presidenti i uefa-s

Lini një Përgjigje