TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2023, 21:02

Rikthehet “telenovela” Mbappe, presidenti i La Liga-s: Nga viti i ardhshëm ‘ylli” francez do të luajë në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet “telenovela” Mbappe, presidenti i La Liga-s: Nga viti i

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, në një intervistë për Movistar ka folur për të ardhmen e Kylian Mbappe, i cili prej vitesh duket i destinuar të largohet nga Paris Saint-Germain dhe që mund t’i thotë vërtet lamtumirë Francës verën e ardhshme.

Me skadimin e kontratës së tij qershorin e ardhshëm, Mbappé përjetoi një verë më shumë se të trazuar, fillimisht u përjashtua nga PSG dhe u la mënjanë skuadrës, më pas u mirëprit dhe u kthye në qendër të projektit të Luis Enrique.

Por rinovimi i kontratës është ende i mbuluar me re dyshimesh dhe me Real Madridin në horizont, KM7 mund të largohet në verë falas dhe të fluturojë drejt madridit, klub i cili ka vite që e pret.

Unë nuk jam njëqind për qind i bindur, por është fati i tij dhe jam i sigurt për këtë. 70-80% Kylian Mbappé do të luajë në Spanjë vitin e ardhshëm”, tha Tebas.

mbappe la liga

Lini një Përgjigje