
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja u rikthye në fushën e blertë pas një mungese 9 mujore. Edhe pse u aktivizua vetëm 20 minuta ndaj Aston Villa, paraqitja e tij ishte e mirë.
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka folur me fjalë të mëdha për Brojën, ku ka thënë se sulmuesi shqiptar duhet të fitoj besimin e tij pas një kohet ë gjatë që mbeti jashtë fushave.
“Ishte mirë të shihja sërish Brojën pas nëntë apo 10 muajsh. Gjithashtu mendoj se na jep mundësinë të kemi opsione të ndryshme dhe këto mundësi janë të mira për ekipin. Por ai gjithashtu duhet të ndërtojë besimin e tij.
Ka të bëjë me të mësuarit, është i gjithë procesi. Ne jemi një ekip i ri në një proces që ata duhet ta mësojnë të gjithë së bashku. Është e vështirë të flasësh për gjërat pozitive kur humbet, por duhet të flasim për gjëra pozitive, duhet të mbajmë gjërat pozitive.
Pa dyshim që me kohë mendoj se skuadra do të performojë, por sigurisht që tani nuk mund ta fshehim situatën. Është një situatë që lëndon të gjithë tifozët, klubin, ne dhe lojtarët”, tha Pochettino.
Lini një Përgjigje