TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2023, 22:57

Lukaku “abonohet” me golin te Roma, belgu nuk mjafton për t’i dhënë fitoren verdhekuqve, ekipi i Murinjos ngec në Torino

Shkruar nga Pamfleti
Lukaku “abonohet” me golin te Roma, belgu nuk mjafton për

Romelu Lukaku po kalon një moment të mirë te Roma, teksa duket se është “abonuar” me golin, duke shënuar në duelin e tretë radhazi me fanelën e skuadrës kryeqytetase. Pasi gjeti rrugën e rrjetës ndaj Empolit dhe Sherif Tiraspolit, 30-vjeçari arriti të tundte rrugën e rrjetës edhe në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Torinos, në sfidën që u mbyll në barazim 1-1.  
 
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërkohë që në minutën e 68, Lukaku arriti të zhbllokonte sfidën, duke kaluar në avantazh skuadrën e Zhoze Murinjos. Për t’u djegur festën kryeqytetasve mendoi kolumbani Zapata që në minutën e 85, u zhyt bukur me kokë, duke vendosur baraspeshën.  

Ky ishte barazimi i dytë në 5 javë për Romën që ka arritur të sigurojë vetëm 5 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 13, ndërkohë që Torino ka 3 pikë më shumë dhe mban vendin e tetë.   

Në duelin e ardhshëm Roma do të udhëtojë drejt Xhenoas, për t’u përballur me skuadrën e Xhilardinos, ndërkohë që Torino luan në transfertë ndaj Lacios.   

torino roma seria a

Lini një Përgjigje