
Në kampionatin ballkanik për të rinj, që mbahet në Cazin të Bosnje Hercegbinenës, arbitri Mladen Vukoviç nga Banja Luka i shpëtoi jetën një garuese nga Shqipëria, Erisa Brahimaj 18-vjeç.
Portali “Srpskainfo” raporton se garuesja ka mbetur pa frymë, pasi nuk ia dorëzoi ndeshjen kundërshtares nga Rumania në kohë. Për shkak të kësaj mund të kishte ndodhur një tragjedi, por për fat Vukoviç ishte afër dhe ai qendroi i qetë sa të dinte se çfarë duhej të bënte.

Gjithçka ndodhi jashtëzakonisht shpejt dhe Vukoviç, i cili është gjithashtu komandant në Akademinë e Policisë në MPB-në e Republikës Serbe, si dhe trajner në klubin e xhudos Borac, i shpëtoi jetën vajzës së re.
"Pashë që ajo nuk jepte shenja jete dhe isha i vetëdijshëm që gjithçka mund të përfundonte fatalisht nëse nuk veproja menjëherë. Bëra CPR dhe masazh në zemër dhe nuk mund t'ju përshkruaj lehtësimin që ndjeva kur pashë që po përmendej dhe ajo filloi të marrë frymë. As që mund ta imagjinoni atë ndjenjë, falënderova Zotin që gjithçka përfundoi ashtu siç duhej ”, tha Vukoviç për “Srpskainfo”.

Besoni apo jo, kjo është hera e dytë që ai rezulton hero në këtë mënyrë, pasi në vitin 2013 shpëtoi një grua që u hodh në Vrbas. Vukoviç më pas u hodh pas saj dhe arriti ta ndihmonte. Sigurisht që kjo lëvizje nga kampionati ballkanik nuk do të kalojë pa u vënë re dhe do të propozohet për çmimin e “fair play”, konfirmuan organizatorët e garës.
Lini një Përgjigje