TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2023, 19:26

3 gola dhe karton i kuq, Flamurtari e bën “sefte”dhe shpëton pankinën e Çelës, djemtë e Mërgjyshit dalin pa pikë nga Vlora

Shkruar nga Pamfleti

3 gola dhe karton i kuq, Flamurtari e bën “sefte”dhe

Flamurtari ka marrë fitoren e parë për këtë edicion. Vlonjatët mposhtën me rezultatin 2-1 Vorën në ndeshjen e vlefshme për javën e 4 të Kategorisë së Parë. 

Goli i parë u shënua nga Pjeshka në minutën e 27, ndërsa në minutën e 45’+2, Gaio u ndëshhkua me karton të kuq duke lënë me 10 lojtarë Vorën. 

Në minutën e 76, Antoni Bej dyfishoi shifrat për Flamurtarin. Teksa dukej se sfida do të mbyllej kështu Prenga shënoi golin e vetëm për ekipin e Mërgjyshit. 

Por goli i tij nuk mjaftoi dhe vlonjatët triumfuan në shtëpi duke shpëtuar edhe pankinën e Emiljano Çelës. 

flamurtari vora kategoria e parë

Lini një Përgjigje