
Ndeshja e kampionatit holandez mes Ajaksiit dhe Fejnordit në “Johan Cruyff Arena” u ndërpre pasditen e sotme, pasi tifozët hodhën fishekzjarre në fushë.
Me Ajaksin 3-0 në disavantazh pas 55 minutash, disa tifozë vendas filluan të hedhin tymues në fushë në përpjekje për të ndërprerë ndeshjen.
E njëjta gjë ndodhi pas pushimit, por arbitrat përfundimisht e konsideruan shumë të pasigurt që ndeshja të vazhdonte.
Ajax fans are showing their anger at the club's rubbish start to the season.. ???? pic.twitter.com/JZDQLdecY9
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) September 24, 2023
Pasi loja u ndërpre, një deklaratë e shkurtër u publikua në rrjetet sociale nga Eredivisie: “Klasikja ndërpritet pas fishekzjarrëve të përsëritura në fushë.
“Më shumë informacione se si të përfundojë kjo ndeshje do të vijnë më vonë”.
Thuhet se tifozët e Ajaksit filluan të kthehen kundër njëri-tjetrit të zhgënjyer gjatë pjesës së parë kur Fejnordi kaloi 2-0 në avantazh.
Gazeta holandeze AD e ka përshkruar incidentin si “një nga krizat më të trishta në historinë 123-vjeçare të Ajaksit”.
Ajax - Feyenoord suspended, fireworks by Ultras on the pitch. Ajax getting destroyed by Feyenoord: 0-3 in the first half #AJAFEY pic.twitter.com/1Ck4adsdhu
— DanielsenAxedal (@DanielsenAxedal) September 24, 2023
Tensionet në “Johan Cruyff Arena” janë shtuar prej javësh për shkak të fillimit të dobët të sezonit nga ana e klubit.
Ajaksi aktualisht ndodhet në vendin e 13 në renditjen e kampionatit holandez me një fitore, një humbje dhe dy barazime në pesë ndeshje.
Trajneri Mauris Steijn është kritikuar kohët e fundit për formën e dobët të klubit. Edhe drejtori teknik Sven Mislintat ka marrë kritika të rënda nga tifozët.
After going 3-0 down at home to rivals Feyenoord, Ajax fans have got the game abandoned by throwing flares on the pitch.
— Footy Accumulators (@FootyAccums) September 24, 2023
????????????
[@DutchLeagues]pic.twitter.com/k8V9MLlB7l
Lini një Përgjigje