
Është mbyllur në barazim 2-2 derbi i Londrës mes Arsenalit dhe Totenhemit. Sfida e luajtur në Emirates është karakterizuar nga gabime nga të dyja skuadrat.
Sfida në Emirates filloi me një gol të Son, por që u anulua për pozicion jashtë loje.
Sfidau zhbllokua në minutën e 26 me një autogol të Romeros, i cili u devijua në portën e tij një gjuajtje të Saka.
Në minutën e 32 vendasit humbën një rast të artë për të dyfishuar avantazhin, por Gabriel Zhesus gaboi në mënyrë të pabesueshme.
Në minutën e 38, një pritje e jashtëzakonshme e Rajas i mohoi golin Totenhemit.
Në minutën e 42 erdhi goli i barazimit nga “Spërsat” me Son, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të bukur personal të Madison.
Nisi fort edhe pjesa e dytë mes dy klubeve londineze.
Arsenali u kthye në avantazh në minutën e 54 me një penallti të Saka, por gëzimi i “Topçinjve” nuk zgjati shumë.
Totenhemi barazoi një minutë më vonë me Son pas një gafe të Zhorzhinjos në mesfushë.
Fiton Liverpuli dhe ngjitet në vendin e dytë. Skuadra e Klop mundi 3-1 Uest Hemin në shtëpi falë një goli shumë të bukur të Nunjez në minutën e 60 dhe realizimit të Zhotës në minutën e 85.
Nga ana tjetër, kthimi në fushë i Brojës nuk i ka mjaftuar Çelsit që është mundur në fushën e vet me shifrat 1-0 nga Aston Vila. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 79-të të takimit, duke shënuar kështu minutat e tij të parë në fushë në ndeshje që nga momenti kur u dëmtua rreth 10 muaj më parë.
Vazhdon të befasojë Brajtoni i De Zerbit. “Pulëbardhat” kanë mundur 3-1 me përmbysje Bërnemuthin në shtëpi dhe janë ngjitur në vendin e tretë të renditjes.
Lini një Përgjigje