
Pas barazimeve me Erzenin dhe Partizanin, si dhe humbjes një javë më parë me Laçin, Vllaznia është rikthyer te fitorja. Shkodranët kanë mundur në “Loro Boriçi” Teutën me rezultatin e pastër 2-0.
Skuadra e drejtuar nga Migen Memelli zhbllokoi sfidën në minutën e 15. Pas një goditje nga këndi, Balaj u gjend i vetëm dhe dërgoi topin në rrjetë, pas një goditje me kokë.
Në minutën e 42, vendasit realizuan edhe golin e dytë. Balaj u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Sikur të mos mjaftonte humbja, Teuta u detyrua ta mbyllte ndeshjen me 10 lojtarë. Në minutën e 90’+8’ Dema doli nga zona për të bërë një ndërhyrje me këmbë dhe preku topin me dorë. Gjyqtari e ndëshkon me kartonin e kuq.
Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e 3 me 8 pikë, po aq sa Partizani dhe Erzeni, ndërsa Teuta mban vendin e 8 me 4 pikë.
Lini një Përgjigje