
Ish-lojtari i Vllaznisë, Nuh Isufi është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Në muajt e fundit shëndeti i Isufit ishte rënduar si pasojë e një sëmundje të rëndë që për fat të keq nuk arriti ta mposhtte.
Ai ka qenë pjesë e Vllaznisë në vitet 1960-1970, ndërsa për një periudhë katërvjeçare është aktivizuar edhe me Naftëtarin, për t’u rikthyer sërish në Shkodër. Klubi i shpreh ngushëllimet familjes së Isufit përmes një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i Vllaznisë:
NGUSHËLLIM
Êshtë ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare ish- futbollisti i Vllaznisê së viteve ‘60-‘70 Nuh Isufi.
KF Vllaznia i shpreh ngushëllimet më tê sinqerta familjes për humbjen e njeriut të saj të dashur.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Lini një Përgjigje