TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2023, 18:16

Bajerni “keqtrajton” Bohumin, askush si Herri Kejn në histori, Dortmundi ruan traditën e fitoreve në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni “keqtrajton” Bohumin, askush si Herri Kejn në histori,

 

Bajerni është rikthyer te fitoret e thella duke mundur në shtëpi me rezultatin 7-0 Bohumin. Siparin e golave e hapi Çupo Moting në minutën e katërt, ndërsa pak më vonë u realizuan edhe dy gola të tjerë me Kejn dhe De Ligt. Brenda pjesës së parë, kampionët e Gjermanisë shënuan sërish, këtë herë me Sane.

Pjesa e dytë nis me një penallti për vendasit, të cilën e shndërroi në gol Herri Kejn. Në këtë pasdite spektakolare nuk mungoi as Tel, sulmuesi la gjurmën e tij në këtë sfidë në minutën e 81. Festivali i golave vijoi edhe më tej, pasi Kejn nuk e kishte mbyllur ende shfaqjen e tij. Kështu, Bajerni kryeson kampionatin me 13 pikë dhe merr në këtë mënyrë frenat e Bundesligës.

Herri Kejn është lojtari i parë në historinë e Bajernit të Mynihut që shënon gjashtë ose më shumë gola në pesë ndeshjet e para të luajtura në kampionatit gjerman.

Një fitore të rëndësishme arriti dhe Dortmundi duke mundur minimalisht Volfsburgun. Verdhezinjtë ruajnë traditën e fitoreve në shtëpi ndaj Volfsburgut. Lajpcigu mundi 0-1 në transfertë Mëshengladbahun.

bajern mynih borusia dortmund

Lini një Përgjigje