
6 fitore në 6 ndeshje. Mançester Siti është perfekt, duke marrë të gjitha pikët e mundshme deri më tani në kampionat. Sot skuadra e Pep Guardiolës mposhti 2-0 Notingem Forestin.
Mbrojtja e mysafirëve u thye më shpejt se ç’pritej. Vetëm shtatë minuta zgjatën ekuilibrat, pasi Foden u koordinua në mënyrë perfekte me të majtën, ndërsa portieri Tërner e pati të pamundur t’i ndërronte udhën atij topi. Haland dyfishoi shifrat me kokë në minutën e 14, duke i bërë gjërat akoma edhe më të thjeshta.
“Qytetarët” nuk e nisën si duhet pjesën e dytë. Rodri, në nerva e sipër kapi për fyti kundërshtarin, ndërsa kryesori Tejlor nuk hezitoi aspak për të nxjerrë nga xhepi kartonin e kuq. As në superioritet numerik, te Notingemi nuk u rifutën dot në lojë.
Kartoni i kuq i marrë nga spanjolli (45:27) ka qenë më i shpejti i dhënë nga fillimi i pjesës së dytë në historinë e Premier Ligës.
Lini një Përgjigje