
Përmbysje spektakolare e Barcelonës në kampionat. Katalanasit ia dolën të marrin 3 pikë të arta në shtëpi, pas suksesit 3-2 ndaj Selta Vigos. Larsen mori një top nga De la Torre në zonën e rreptësisë dhe mposhti Ter Shtegen me një goditje perfekte me të djathtën.
Në minutën e 76 erdhi befasia e radhës për skuadrën e Çavit, me Selta Vigon që gejti edhe golin e dytë me Duvikas. Por pas këtij momenti Barça u zgjua.
Katalanasit arritën të përmbysnin gjithçka në harkun e tetë minutave me një dygolësh të Levandovskit në minutat 81 dhe 86 dhe një gol të Zhoao Kanselos në minutën e 89.
Falë kësaj fitoreje, Barcelona merr kreun e La Ligës më 16 pikë.
Lini një Përgjigje