TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shtator 2023, 20:26

Sasuolo i jep leksion Juventusit, bardhezinjtë mposhten me “poker” në transfertën emiliane

Shkruar nga Pamfleti

Sasuolo i jep leksion Juventusit, bardhezinjtë mposhten me

Juventusi ka marrë disfatën e parë këtë sezon, duke u mundur me rezultatin 4-2 nga Sasuolo në transfertë.

Ishin vendasit të parët që gjetën rrjetën me anë të Lauriente pas një gafe të Sheznit, i cili nuk arriti të kontrollonte dot topin.

Bardhezinjtë rivendosën baraspeshën me anë të një autogoli nga Vinja, teksa ishte Berardi që kaloi sërish në avantazh vendasit në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 78, Kieza barazoi sërish, por vendasit nuk kërkonin që të dilnin me vetëm një pikë nga ky takim, pasi Pinamonti shënoi dhe golin e tretë një minutë më vonë. Në fund ishte Gati ai që bëri një gafë qesharake duke dërguar topin në portën e tij, me rezultatin që u mbyll 4-2.

sasuolo juventus seria a

Lini një Përgjigje