TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2023, 18:41

Xhakomo Vrioni rikthehet si protagonist, 24-vjeçari i siguron skuadrës “play-off”-in në MLS (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Xhakomo Vrioni rikthehet si protagonist, 24-vjeçari i siguron

Xhakomo Vrioni është rikthyer të bëjë protagonistin në MLS, me sulmuesin shqiptar që ndihmoi skuadrën e tij të shmangte humbjen përballë skuadrës ku luan Xherdan Shaqiri, Chicago Fire. 

Gjithsesi mesfushori shqiptar i Zvicrës mungoi në këtë takim për shkak të një kartoni të kuq të marrë. 

Sa i përket Vrionit, sulmuesi shqiptar ishte titullar për 62 minuta, i cili u bë priotagonist në golin e dytë të New England Revolution. 

24-vjeçari asistoi për shokun e tij të skuadrës, Gil, i cili gjuajti nga jashtë zonës, me topin që u devijua e më pas shkoi në rrjetë. 

Kështu takimi u mbyll 2-2, me skuadrën e Vrionit që u kualifikua për në fazën “play-off” të kampionatit. 

xhakomo vrioni new england mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje