TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2023, 18:19

Gjimshiti 90 minuta në fushë, Atalanta triumfon pastër dhe vihet në ndjekje të ekipeve të kreut

Shkruar nga Pamfleti

Gjimshiti 90 minuta në fushë, Atalanta triumfon pastër dhe

Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 5 të Serisë A. 
 
Atalanta ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Kaljarit të Klaudio Ranierit. Goli i parë erdhi në minutën e 33 nga Lukman, falë asistit të De Ketelares.  

Sfida u vulos në të 76 nga Pasaliç.  

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti e nisi sfidën si titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes. 

Nga ana tjetër Fiorentina triumfoi në transfertë me shifrat 2-0 ndaj Udinezes. Golat u shënuan nga Martinez dhe Bonaventurës. 

atalanta kaljari seria a

Lini një Përgjigje