TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2023, 20:38

Njukasëlli “shpartallon” Shefild Junajtid, ‘Qymyrxhinjtë’ shkruajnë historinë me 8 gola dhe barazojnë rekordin e vitit 1999

Shkruar nga Pamfleti

Njukasëlli “shpartallon” Shefild Junajtid,

Njukastëlli turpëroi Shefild Junajtidin, në duelin e vlefshëm për javën e gjashtë të Premier Ligës, duke e shpartalluar me rezultatin 0-8.  
 
Me këtë fitore spektakolare, skuadra e trajnerit Houe, ka barazuar rekordin e 19 shtatorit 1999, me Njukastëll që atëherë fitonte 8-0 ndaj Shefild Uednesdej, që është dhe triumfi më i thellë në Premier Ligë për këtë klub.  

Lonstaf, Bërn, Botman, Uilson, Gordon, Almiron, Guimares dhe Isak ishin autorët e golave në ndeshjen e sotme.

Gjithashtu Njukasëlli është skuadra e parë në historinë e Premier Ligës që ka pasur 8 golashënues të ndryshëm në një ndeshje të vetme (duke përjashtuar autogolat). 

Pas javës së gjashtë të Premier Ligës, Shefild Junajtid renditet në vend të fundit me një pikë, ndërsa Njukastëll në vend të tetë me nëntë pikë.  
 
 

njukasëll shefild junajtid premier liga

Lini një Përgjigje