
Napoli nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim pa gola kundër Bolonjës në javën e pestë të Serisë A.
Një humbje dhe dy barazime në tri ndeshjet e fundit për kampionët në fuqi të Italisë, që tani janë në vendin e shtatë plot 7 pikë larg Interit kryesues.
Në minutën e 72, Napoli pati një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, pasi arbitri akordoi një penallti për miqtë pas një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë.
Te pika e bardhë u paraqit Viktor Osimhen, i cili gaboi në mënyrë të pabesueshme duke e dërguar topin jashtë kuadratit.
Sulmuesi nigerian u zëvendësua në minutën e 86 me Simeonen dhe bëri fjalë buzë fushës me trajnerin Garsia.
Lini një Përgjigje