TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Shtator 2023, 19:01

Nisja katastrofike e sezonit, Chelsea paralajmëron Pochettinon; shkarkon ndihmësin e trajnerit argjentinas

Shkruar nga Pamfleti

Nisja katastrofike e sezonit, Chelsea paralajmëron Pochettinon; shkarkon

Rezultatet e dobëta në startin e Premier Leagues, kanë lëkundur pozitat e drejtuesve të stolit të Chelseas. Ish-trajneri i përkohshëm i Bluve të Londrës, në periudhën kur Graham Potter u largua nga stoli i Chelseas, Bruno Salto është larguar këtë të hënë nga detyra si ndihmësi i teknikut argjentinas, Mauricio Pochettino.

Lajmi u bë i ditur nga mediat britanike, me këta të fundit që thonë në raportimet e tyre se brodi i “bluve” ka paguar pjesën e mbetur të kontratës së spanjollit, për ta larguar përfundimit nga “Stamford Bridge”.

Saltor erdhi te Chelsea si asistent i Graham Potter dhe drejtoi skuadrën përkohësisht në momentin e shkarkimit të tij. Më pas Lampard nuk e mbajti në stafin e tij, por e riktheu Pochettino, duke qenë se ishte ende nën kontratë me “blutë”

chelsea rezultatet dobëta

Lini një Përgjigje