
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, me presidentin e klubit Tigres, Edgar Paez që është vrarë pas një humbje që mori skuadra e tij.
63-vjeçari po linte stadiumin dhe së bashku me vajzën e tij po drejtoheshin në makinë. Menjëherë dy persona të maskuar me motoçikletë e qëlluan me armë, me Paez që gjeti menjëherë vdekjen.
“Dy lojtarë të Tigres, të divizionit të dytë, më thonë se Edgar Paez, president dhe pronar i ekipit nga Bogota, vdiq këtë të shtunë. Kjo ndodhi pas ndeshjes… Edgar ishte me një nga vajzat e tij në momentin e sulmit”, – ka shkruar gazetari.
Policia e Bogotës ka nisur menjëherë investigimin për vrasjen, teksa klubi reagoi në rrjetet sociale, duke u shprehur se i gjithë sporti kolumbian është në shok total.
Lini një Përgjigje